Votimi për referendumin për pavarësinë e Skocisë në parlamentin rajonal është shtyrë për të martën, pas sulmit të djeshëm në Londër, thanë të enjten zyrtarë të Parlamentit skocez.
Deputetët skocezë është dashur dje që të votojnë për atë nëse do t’i lejojnë kryeministres Nicole Sturgeon që të kërkojë nga Londra mbajtjen e referendumit skocez për pavarësi për shkak të Brexit, kundër të cilit ishin shumica e skocezëve.
Megjithatë, seanca e djeshme e parlamentit, e ndërprerë në shenjë solidariteti pas sulmeve të Londrës, ku humbën jetën katër veta dhe 40 të tjerë u plagosën.
Pritet që propozimi për referendumin skocez për pavarësi do të kalojë pa probleme në Parlamentin skocez pasi Partia Nacionale skoceze e Nicole Sturgeon ka shumicën e mbështetjes së ekologëve, transmeton France press.
Ndryshe, gjatë referendumit të parë për pavarësi në shtator 2014, skocezët votuan me shumicë prej 55 për qind kundër pavarësisë.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...