Shtyhet hapja e shkollave në Korenë e Jugut nga COVID-19

18:07 | 11 Maj 2020
Arbresh.info

Koreja e Jugut ka shtyrë hapjen e shkollave pasi po vazhdon rritja e numrit të të infektuarve të rinj nga koronavirusi.

Studentët në vitin e tretë dhe në vitin e fundit të shkollës së mesme janë paraparë të kthehen në bankat e tyre këtë të mërkurë, por ministria e arsimit vendosi të shtyjë datën e rihapjes së shkollave deri më 20 maj.

Zëvendësministri i arsimit, Park Baeg-beom, gjatë një konference të hënën tha se kjo shtyrje e mësimit është bërë për të garantuar siguri në shëndetin e nxënësve.

Ai shtoi se klasat e tjera do të kthehen në shkollë në fillim të qershorit, shkruan arbresh.info

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut (KCDC) tha të hënën se së paku 89 raste të reja janë paraqitur me koronavirus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme