Google ADS

Shtyhen kampanjat elektorale për shkak të sulmit në Londër

09:25 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Janë shtyrë kampanjat elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe për shkak të sulmit të fundit në Urën e Londrës, transmeton arbresh.info.

Konservatorët kanë deklaruar se gjatë të dielës nuk do të mbajnë kampanjën elektorale për shkak të sulmit që la të vdekur 6 persona.

Me shumë gjasë edhe liberal demokratët do të bëjnë të njëjtën gjë, por ende nuk kanë bërë të ditur vendimin e tyre.

Kryeministria Theresa May dhe Jeremy Corbyn, u janë bashkuar liderëve të tjerë duke shprehur neveri për sulmet në Londër.

Para tyre kishte reaguar edhe sekretaria e sigurisë nacionale, Amber Rudd, e cila ka dënuar sulmin e tmerrshëm të civilëve të pafajshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme