Çmimet e naftës kanë kaluar shkallën mbi 55 dollarë në tregjet ndërkombëtare, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen një sulm ajror mbi bazën ushtarake siriane, duke shfaqur frikën se konflikti mund të përhapet në gjithë rajonin e pasur të naftës.
Në tregun londinez një barel naftë u shtrenjtua për 38 centë dhe kapi shumën 55,27 dollarë. Në tregun amerikan një barel i naftës tregtohej 47 centë më shtrenjtë, ose 52,17 dollarë.
Tregu i naftës ishte “tronditur” nga aksioni ushtarak amerikan në Siri dhe kishte spekulime për rritje të çmimit të naftës..
“Duket se lajmet e reja kthejnë në fokus rreziqet gjeopolitike”, vlerëson Frank Klumpp nga Landesbank Baden-Wuerttemberg.
Prodhimi i naftës në Siri është relativisht i ulët, por për shkak të pozitës së saj gjeografike ka frikë se mund të ketë probleme me furnizim nga vendet tjera të pasura me naftë në rajon.
Megjithatë, analistët thonë se konflikti në Siri nuk do të ndikojë në thelb për rritjen e mëtejme të çmimeve të naftës.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...