Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin ‘shprehin shqetësim’ për Idlibin, ndërsa Turqia thotë se 33 prej trupave të saj u vranë në sulmet e qeverisë siriane.
Dhjetra ushtarë turk janë vrarë në sulmet ajrore të qeverisë siriane, duke shënuar një përshkallëzim dramatik në konfliktin midis Ankarasë dhe forcave të mbështetur nga Moska në veriperëndim të Sirisë.
Të 33 vdekjet pasuan një sulm në Idlib vonë të enjten dhe vijnë pasi forcat e qeverisë siriane, të mbështetur nga fuqia ajrore ruse, janë duke u përpjekur të kapin territorin e fundit të mbetur të mbajtur nga forcat opozitare siriane të cilët janë mbështetur nga Turqia.
Ky është numri më vdekjeprurës i të vrarëve nga ushtria turke që kur ndërhyri në Siri në vitin 2016 dhe po ngre frikën e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Rusisë në fushën e betejës.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...