Ish presidentja koreano-jugore, Park Guen-hye është dënuar edhe me tetë vite të tjera burgim, me akuzën e abuzimit me fondet qeveritare dhe ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare.
Në muajin prill të këtij viti, Park u dënua nga një gjykatë më e ulët në Korenë e Jugut, me 24 vite burgim, për akuzat e marrjes së ryshfetit, shpërdorimit të detyrës dhe kanosjes.
66-vjeçarja u bë liderja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike, që u shkarkua me forcë nga posti i saj, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me një skandal të rëndë qeveritar.
Tani ish presidentja ka marrë një dënim total prej 32 vitesh dhe një gjobë prej 28 milionë dollarësh, ndërsa mediat koreane raportojnë se ende nuk dihet nëse Park Guen-hye do të apelojë këtë vendim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...