Përpjekje grusht shteti, kërcënime terroriste, dhe vazhdimisht përleshje verbale mes përfaqësuesve të qeverisë gjermane dhe asaj turke – kush dëshiron të shkojë ende në Turqi në këto rrethana? Përgjigja është befasuese: shumë.
Ministria turke e Kulturës dhe e Turizmit prezantoi së fundi të dhënat për pranverën. Përfundimi: në prill 2017 kishte pasur përsëri për herë të parë që nga viti 2015 më shumë turistë; në krahasim me fillimin e vitit, numri i turistëve është rritur me gati 20 për qind.
Përveç rusëve janë tradicionalisht kryesisht gjermanët që përbëjnë shumicën e turistëve në Turqi. Sipas Shoqatës gjermane të Turizmit, janë sidomos familjet që preferojnë ofertat all-inclusive në bregdetin turk.
Shumë hotele kanë investuar shumë në këtë drejtim. Dhe shteti e ka zgjeruar shumë infrastrukturën turistike dhe atë rrugore.
Hoteli Kremlin Palace, Antalya
Turizimi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë turke. Ai sjell rreth 13% të prodhimit bruto të vendit. Sulmet në fillim të vitit 2016 në Stamboll, ku gjetën vdekjen edhe gjermanë, si dhe përpjekjapër grusht shteti shkaktuan një rënie prej 40% të ardhurave nga turizimi.
Çmimet e favorshme
Pasi presidenti rus e shfuqizoi urdhërin e ndalimit të avionëve rusë çarter për të shkuar në Turqi numri i turistëve rusë është pesëfishuar deri në pranverën e këtij viti. Vendimi për ndalimin e avionëve rusë çarter për të shkuar në Turqi qe marrë pas qëllimit të një avioni ushtarak rus nga trupat turke.
Sipas Shoqatës gjermane të Turizmit shtimi i numrit të tursitëve gjermanë lidhet sigurisht me çmimet e favorshme dhe me raportin e mirë mes çmimit dhe shërbimit./dw
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...