Rusia ka premtuar të enjten se do të hakmerret pas planit të Norvegjisë për të shtuar numrin e marinsave amerikanë në këtë shtet.
Oslo ka njoftuar të martën se do t’iu kërkojë Shteteve të Bashkuara, aleatit të NATO-s, të dërgojnë 700 marinsa në Norvegji nga viti 2019.
Aktualisht në Norvegji gjenden 330 sish.
Oslo ka njoftuar se trupat do të përqendrohen në kufirin me Rusinë.
“Kjo e bën Norvegjinë më pak të parashikueshme dhe mund të shkaktojë rritje të tensioneve, mund të nxisë garë ushtarake dhe të destabilizojë situatën në veri të Evropës”, ka thënë ambasada ruse në Oslo në një deklaratë në rrjetin social, Facebook.
“Ne e shohim këtë akt armiqësor që nuk do të mbetet pa pasoja”.
Oslo ka shprehur shqetësim për Rusinë prej kur Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014.
Marinsat amerikanë pritet të largohen këtë vit nga Norvegjia, pasi një kontigjent fillestar ka arritur më 2017 për t’u trajnuar në kushte të dimrit.
Ata janë trupat e parë të huaj që janë stacionuar në Norvegji nga Lufta e Dytë Botërore./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...