Aeroporti në kryeqytetin e Australisë, Canberra u evakuua sot pasi një person i armatosur hapi zjarr, sipas raportimeve të medieve.
Sipas këtyre burimeve, autori është arrestuar nga policia dhe deri më tani nuk ka informacione për të lënduar, raporton Sky News.
Policia nuk ka komentuar deri më tani dhe tha se së shpejti do të dalë me një deklaratë.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë oficerët që ndalojnë një burrë brenda aeroportit teksa udhëtarët e shikojnë. Njerëzit janë mbledhur edhe jashtë aeroportit pasi u evakuua. /arbresh.info/
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...