Disfatat ushtarake nuk i bëjnë aspak mirë moralit, pavarësisht besimit, qoftë ky fetar, dhe kjo është mjaft e qartë në rastin e organizatës terroriste Shteti Islamik, radhët e së cilës po pakësohen ndjeshëm për shkak të braktisjes nga shumë luftëtarë të huaj dhe simpatizantë.
Gazeta britanike “the Guardian”, bazuar në burime brenda autoriteteve turke, raporton për të paktën dy shtetas britanikë dhe një amerikan, që iu dorëzuan policisë turke pasi braktisën ushtrinë e Shtetit Islamik.
Dhjetëra luftëtarë të tjerë të huaj kanë dezertuar ISIS-in gjatë javëve të fundit, shumica e të cilëve janë kapur nga forcat kufitare turke, megjithëse nuk është e qartë sesa prej tyre kanë mundur ta kalojnë kufirin pa u diktuar.
Autoritetet turke raportojnë se shumë prej të ndaluarve pretendojnë se kishin shkuar në Siri për të jetuar atje, por është e qartë se bëhet fjalë për përpjekje për të shmangur përgjegjësinë e luftimit për militantët islamikë.
Zyrtarë në Turqi dhe Europë thonë se, një numër gjithnjë e në rritje luftëtarësh të Shtetit Islamik, që i janë bashkuar grupit që prej vitit 2013, kanë kontaktuar ambasadat e tyre dhe duan që të rikthehen në vendet përkatëse.
Megjithatë, agjencitë e shërbimeve sekrete thonë se këtij eksodi luftëtarësh mund t’i bashkohen edhe të tjerë, që janë më të angazhuar ideologjikisht, dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të hyrë në Europë e për të kryer sulme.
Policia turke tha se heton me shumë kujdes çdo person që ndalohet në kufi, e në rastin e shtetasve të huaj bashkëpunon ngushtë me vendet e tyre të origjinës, për të përcaktuar nivelin e rrezikshmërisë që paraqesin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...