Je dënuar me punë të detyruar? Mund ta shlyesh me vaksinë
Një gjykatës në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka ofruar të dënuarve me punë të detyruar që ta shkëmbejnë dënimin e tyre me vaksinim.
Fred Crifasi u shpreh për “Washington Post”: “Edhe të vaksinohesh është shërbim për komunitetin”, raporton CNN.
Por, gjykatësi shtoi se nuk mund ta kërkojë me detyrim vaksinën: “Është një nga mundësitë për të shlyer dënimin, nuk është me detyrim. Nëse nuk do që të vaksinohesh, nuk të detyron dot njeri. Do të shlyesh dënimin me punë të detyruar”.
Një avokate tregoi se klienti i saj kishte shlyer me vaksinë 4 orë punë të detyruar që i kishin mbetur, duke mbetur i kënaqur nga marrëveshja me gjykatësin.
Aktualisht, Luiziana është një nga shtetet me më pak persona të vaksinuar në Amerikë (më pak se 40%), përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, në këtë shtet ka mbi 5800 raste të reja në ditë, shifra rekord këto që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...