Për dallim nga shumë shtete të cilat po shënojnë qindra mijëra raste me COVID-19, Vanuatu deri tani ka raportuar vetëm një të infektuar me këtë virus.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, edhe ky rast tashmë është shëruar nga virusi.
Vanuatu është një shtet në lindje të Australisë, i cili nuk është duke u përballur me pandeminë COVID-19.
Ndërsa, mirë me pandeminë i ka punët edhe Samoa.
Ky shtet ka raportuar vetëm 2 raste të infektuara me COVID-19. Edhe këto dy raste tashmë janë shëruar nga virusi.
Ndërsa, Wallis and Futuna ka shënuar 3 raste të infektuara, 1 rast është shëruar, ndërsa 2 janë raste aktive.
Ishujt Marshall kanë raportuar 4 raste të infektuara, të cilat po ashtu janë shëruar nga virusi.
Derisa në këto shtete gjendja sa i përket pandemisë është e qetë, në botë raportohet të jenë shënuar 73 milionë e 292 mijë e 371 raste të infektuara me COVID-19.
1 milionë e 630 mijë e 579 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 51 milionë e 432 mijë e 561 persona janë shëruar nga ai./Express/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...