Brazili është duke u ballafaquar me një valë të fuqishme të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Brazili regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi dhe rasteve brenda një dite, sipas Ministrisë së Shëndetit të vendit të marten, raporton CNN.
Gjithashtu nga e hëna në të martë, Brazili konfirmoi 1.179 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e vendit në 17.971.
Brazili, po ashtu regjistroi 17,408 raste të tjera Covid-19, duke e çuar totalin e vendit në 271.628.
Rritja e rasteve dhe vdekjeve janë të dyja numri më i madh në një ditë për Brazilin që kur konfirmoi rastin e parë në shkurt.
Vetëm shteti Sao Paulo raportoi një numër rekord vdekjesh të martën, me 324 vdekje në 24 orët e kaluara, transmeton lajmi.net.
Dje, Brazili u bë vendi me numrin e tretë më të lartë të rasteve të koronavirusëve në botë, pas SHBA dhe Rusisë.
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se po shqyrton një ndalim udhëtimi për Amerikën Latine, dhe veçanërisht Brazilin.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...