Google ADS

“Shteti Islamik po krijon platformën e vet të mediave sociale”

22:34 | 3 Maj 2017
Trina Galanxhi

Militantët e Shtetit Islamik janë duke zhvilluar plaftormën e tyre të mediave sociale për të shmagur goditjet e sigurisë mbi komunikimet dhe propagandën e tyre, tha kreu i agjencisë policore të Bashkimit Europian.

Drejtori i Europol, Rob Wainëright tha se platforma e re në internet ishte zbuluar gjatë një operacioni 48 orësh kundër ekstremizmit në mediat sociale gjatë javës së kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Në kuadër të këtij operacioni u zbulua se ISIS po zhvillon platformën e vet të mediave sociale. Kjo tregon se disa anëtarë të ISIS-it janë duke vazhduar që të përtrijnë ideologjitë e tyre”, tha ai në një konferencë për siguri në Londër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme