Shteti Islamik do të humbasë kontrollin e saj në Raqqa, të cilin e quanin edhe kryeqytetin e tyre, ka theksuar një komandante kurde.
Novruz Ahmed, e cili është pjesë e këshillit ushtarak të Forcave Demokratike të Sirisë, beson se beteja kundër ISIS-it pothujase është e përfunduar, transmeton portali arbresh.info
Grupi terrorist i njohur edhe si Daesh, ka humbur një pjesë të territorit në Siri dhe Irak, duke përfshirë edhe Mosulin.
Në Siri, ISIS ka marrë në kontrollë disa nga fortesat përgjatë luginës së Eufratit, në lindje të Raqqas, në të cilin qytet në vitin 2014 grupi terrorist shpalli ‘kalifatin’.
“Ne nuk mund të përcaktojmë kohën në të cilën beteja e Raqqës do të përfundojë, por presim se ajo nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë ajo.
Aleanca e SDF-së e milicive kurde dhe arabe është duke luftuar brenda qytetit Raqqa, me ndihmën e sulmeve ajrore dhe forcave special nga koalicioni i udhëhequr ga SHBA-të.
Ahmet, një aktiviste e drejtave të të grave para luftës civile të Sirisë, kryeson milicinë kurde.
Sipas saj në Raqqa janë deri në 1 mijë luftëtarë në Raqqa, ndërsa ka shtuar në qytet vazhdojnë të jetojnë diku rreth 10 mijë civilë, të cilët janë të rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare