Google ADS

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin e dyfishtë në Kabul

14:31 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Grupi terrorist Daesh ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Rreth 41 persona kanë humbur jetën e së paku 84 janë plagosur si pasojë e shpërthimit të dyfishtë në kryeqytetin afgan të Kabulit, transmeton portali arbresh.info

Njëri shpërthim ndodhi në agjencinë e lajmeve Sada-i-Afghan (Zëri afgan) dhe tjetri në një qendër kulturore shia, sipas TOLO News.

Mjetet shpërthyese ishin detonuar nga sulmuesit vetëvrasës, raporton 1TV duke cituar zëdhënësi e ministrisë së brendshme. Shumë gazetarë raportohet të jenë në mesin e viktimave, dhe numri i saktë ende nuk është specifikuar.

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, njoftoi agjencia e lajmeve AFP, duke cituar shërbimin e medias të grupit./Arbresh.info/

https://twitter.com/muhibshadan/status/946278919031939072?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fasia%2F201712281060372330-suicide-bomb-kabul-dead%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme