Shteti Islamik ka marrë sot në kontroll qytetin Palma në veri të Mozambikut.
Qyteti i është nënshtruar ISIS-it pas një offensive shumë ditore, në të cilën u vranë dhjetëra njerëz, përfshirë edhe punëtorë të huaj, transmeton portal arbresh.info
ISIS raportoi për agjenicën e lajmeve Amaq se luftëtarët xhihadistë kishin marrë në kontroll qytetin pas disa ditë përplasjesh me policine dhe pasi kishin vrarë të paktën 55 njerëz, shkatërruar disa ndërtesa dhe automjete të konfiskuara. ISIS pretendon se ushtarët qeveritarë janë midis të vrarëve.
Qeveria konfirmoi dje se dhjetëra njerëz u vranë në sulmin ndaj Palmës, pranë të cilit po ndërtohet një impiant i madh gazi me vlerë 60 miliardë dollarë. Sipas raporteve të medias, një afrikano jugor dhe një anglez janë vrarë gjatë sulmeve.
Javën e kaluar, xhihadistët sulmuan një hotel me 180 vetë, përfshirë shumë punëtorë të huaj, në ditën kur kompania franceze Total njoftoi vazhdimin e punimeve për ndërtimin e uzinës së gazit, e cila duhet të jetë operacionale në vitin 2024.
Që nga e mërkura, lidhjet e komunikimit me Palm janë ndërprerë kryesisht./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...