Presidenti i përmbysur i Sudanit, Omar al-Bashir, është dërguar në një burg të sigurisë së lartë, disa ditë pasi u rrëzua nga pushteti dhe u arrestua nga ana e ushtrisë.
Raportohet se presidenti Bashir, deri më tani ishte mbajtur i izoluar në një rezidencë presidenciale.
Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti pas disa muajsh protesta kundër tij.
Ushtria njoftoi se ka marrë qeverisjen e vendit dhe se zgjedhjet e reja do të mbahen pas një periudhe tranzitore 2 vjeçare.
Z. Bashir e ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989. Ai është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit në Sudan.
Por, shteti i Ugandës ka ofruar azil për presidentin e përmbysur të Sudanit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ugandës, Henry Oryem Okello, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se vendi do të konsideronte ofrimin e azilit për Bashirin nëse paraqitet një kërkesë nga ana e tij, pavarësisht urdhërarrestit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Si vend anëtar i kësaj Gjykate, Uganda do të duhej ta dorëzonte z. Bashir nëse ai arrin në këtë vend.
Gjykata ende nuk e ka komentuar qëndrimin e Ugandës.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%