Zelanda e Re: qeveria e Zelandës së Re po shpenzon shuma marramendëse në programin e vaksinimit kundër Covid-19, duke porositur 21.8 milion doza ( edhe pse disa burime totalin e vendosin në 24.82 milion doza), mjaftueshëm për të imunizuar të gjithë popullatën dy-herë e gjysmë.
Nepal: qeveria nepaleze synon të vaksinoj 72% të popullatës – në parim të gjithë ata mbi moshën 15-vjeçare – dhe janë dakorduar për një porosi me 25 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V.
Columbia: ka porositur 29 milion doza të vaksinës: nga 10 milion doza të vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca, dhe janë rezervuar 9 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson.
Bangladesh: ka arritur të porosis 33 milion doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca, mjaftueshëm të imunizoj 10% të popullatës. Sidoqoftë shteti ka marrë si dhuratë 2 milion doza nga India dhe do të marr 60 milion doza nga OBSH. Gjithashtu janë duke zhvilluar vaksinën e tyre të quajtur Bongovax.
Uzbekistan: kanë porositur 35 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V, por prodhuesi deri më tani ka pasur probleme për të përmbushur porosinë.
Taivan: ka porositur 30 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe 10 milion doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Argjentina: tanimë ka filluar programin e vaksinimit me vaksinat Sputnik V, me 25 milion doza të marra, dhe kanë siguruar 22 milion doza të tjera të vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Peru: do të marr në total 52 milion doza të vaksinave SinoPharm dhe Oxford-AstraZeneca.
Turkqia: ka një marrëveshje për të blerë 50 milion doza të vaksinës CoronaVac, gjithashtu kanë siguruar 4.5 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech me një opsion për 30 milion doza të tjera.
Tailanda: ka siguruar 61 milion doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca dhe 2 milion doza të vaksinës kineze Sinovac.
Malajzia: shteti ka siguruar 63.8 milion doza në total, duke përfshirë 25 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech.
Korea e Jugut: qeveria ka siguruar 66 milion doza dhe do të fillojnë imunizimin në muajin shkurt. Gjithashtu kanë porositur nga 20 milion doza të vaksinave Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca.
Vietnami: ka rezervuar 50 milion doza të vaksinës Sputnik V dhe 30 milion doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Kili: ka filluar programin e vaksinimit me vaksinat Pfizer-BioNTech të janë aprovuar të parat dhe me Sinovac. Derimë tani kanë siguruar 88.4 milion doza.
Filipinet: një total të 92 milion dozave, prej të cilave 30 milion nga Novovax, 25 milion nga Sinovac, 20 milion nga Moderna dhe 17 milion nga Oxford-AstraZeneca.
Egjipti: ka filluar gjithashtu programin e vaksinimit. Shteti ka porositur 40 milion doza të vaksinës kineze SinoPharm, 30 milion të vaksinës Oxford-AstraZeneca, 25 milion të vaksinës ruse Sputnik V, pra me një total 95 milion doza të vaksinave.
Kina: edhe pse nuk dihet numri i saktë i porositur nga vaksinat vendase, ajo që dihet është se shteti ka porositur së paku 100 milion doza nga vaksina Pfizer-BioNTech.
Australia: do të filloj programin e vaksinimit në fund të shkurtit dhe ka siguruar 114.8 milion doza të vaksinave, të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë popullatën dy-herë.
India: deri më tani ka porositur 116.5 milion doza.
Meksika: qeveria ka ndarë gati një bilion dollar për vaksina kundër Covid-19, me një total prej 143.8 milion doza të siguruara deri tani.
Amerika Latine: është arritur një marrëveshje për furnizimin me 150 milion doza për shtetet e Amerikës Latine përveç Brazilit.
Indonezia: qeveria e Indonezisë ka siguruar 190.5 milion doza, prej të cilave 125.5 milion janë të vaksinës kineze Sinovac.
Brazili: Deri tani kanë rezervuar 224 milion doza, 102 milion prej të cilave janë vaksina Oxford-AstraZeneca dhe 100 milion do të prodhohen lokalisht.
Japonia: do të filloj vaksinimin në fund të muajit shkurt, me qeverinë e shtetit që ka siguruar 314 milion doza të vaksinave.
Kanada: ka siguruar më së shumti doza të vaksinave për kokë banori se çdo shtet tjetër, mjaftueshëm në fakt për të imunizuar popullatën 5-herë. Shteti ka filluar vaksinimin në dhjetor dhe ka siguruar 338 milion doza.
Mbretëria e Bashkuar: vendi i parë në botë që ka filluar programin e vaksinimit, me Margaret Keenan, personin e parë të vaksinuar. Të porositura ka 367 milion doza dhe gjithashtu ka blerë 40 milion doza të tjera të vaksinës Valneva e cila është duke kaluar nëpër provat klinike.
Bashkimi Afrikan: me 55 shtetet e tij ka rezervuar 670 milion doza të vaksinave. 120 milion doza të vaksinave Johnson & Johnson, 100 milion doza të vaksinave Oxford-AstraZeneca, 50 milion doza të vaksinave Pfizer-BioNTech dhe ka blerë 400 milion doza të vaksinës që po prodhohet në Indi me formulën e Oxford-AstraZeneca.
COVAX: një iniciativ nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka siguruar 1.1 bilion doza vaksina me kosto të ulët për shtetet më të varfëra.
SHBA: kanë arritur të sigurojnë 1.21 bilion doza të cilat janë të mjaftueshme për të imunizuar dy-herë popullatën amerikane.
Bashkimi Evropian: edhe pse programet e vaksinimit deri më tani nuk kanë kaluar pa probleme, Bashkmi Evropian ka siguruar deri më tani 1.585 bilion doza të vaksinave dhe ka marrëveshje me AstraZenecan, Pfizer, Johnson & Johnson, Sanofi-GSK, Moderna, Novavax, CureVac dhe Valnevan, transmeton /arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...