Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë

21:16 | 9 Tetor 2024
Q L

Çdo katër vjet, gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga “shtetet e pavendosura”.

Për dallim nga shumica e shteteve amerikane që mbështesin njërën ose tjetrën parti, mbështetja në shtetet fushëbetejë mund të ndryshojë nga një zgjedhje në tjetrën dhe janë ato që përcaktojnë fituesin.

Janë vetëm disa shtete që konsiderohen kyçe dhe në to përqëndrohet fushata e kandidatëve. Këto shtete janë në qendër të vëmendjes sepse votat e tyre elektorale në shumë raste përcakton fituesin.

Për të kuptuar mënyrën se si Amerika zgjedh presidentin e saj, strategjitë e fushatave dhe ndryshimet e mundshme në skenën politike, duhet të kuptoni mënyrën se si funksionojnë shtetet kyçe./voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme