“Shtetet e Bashkuara po rrisin tensionet, ne s’kemi faj”, thotë Koreja Veriore

22:52 | 13 Prill 2017
Trina Galanxhi

Ministria e Jashme në Korenë Veriore ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për përshkallëzim të tensioneve në Gadishullin Korean.

Në deklaratën e lëshuar nga kjo ministry thuhet se ‘provokimet’ e fundit të SHBA-ve mund të nxisin një konflikt bërthamor, transmeton portali arbresh.info.

“Duke sjellur pa pushim një numër të madh të aseteve bërthamore në Gadishulin Korean, SHBA-të po kërcënojnë paqen dhe sigurinë dhe shpejt mund të jemi në prag të një lufte bërthamore”, thuhet në deklaratë, citojnë mediat e Koresë Jugore.

Koreja Veriore nuk ka lënë pa ‘dënuar’ sulmet ajrore të kryera nga SHBA-të në Siri, të cilat i ka quajtur ‘akt kërcënues kundër një shteti sovran’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme