Google ADS

Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Rusia po teston armë bërthamore

18:37 | 29 Maj 2019
L G

Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane ka thënë se agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia është duke kryer teste të armëve të vogla bërthamore, të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare për këtë çështje.

Gjeneral Lejtënant Robert Ashley tha gjatë një fjalimi të martën se Rusia mund të jetë duke kryer teste që shkojnë përtej asaj që është e nevojshme. Sipas tij, problem është se Rusia nuk ka treguar vullnet të dëshmojë se është duke e respektuar marrëveshjen e vitit 1996 për ndalimin e testimit të armëve bërthamore.

“Ne besojmë se ata kanë kapacitete për ta bërë një gjë të tillë”, tha Ashley gjatë fjalimit në institutit “Hudson”, i cili ndodhet në Uashington.

Marrëveshja për ndalimin e testimit të armëve bërthamore ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore, qofshin ato ushtarake apo civile, në çfarëdo situate. Ajo është hartuar nga Rusia dhe është nënshkruar nga Shtetet e bashkuara.

Rusia ende nuk e ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan. Kjo deklaratë erdhi pas mosmarrëveshjeve për traktatet tjera për armët bërthamore, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të këqija mes Uashingtonit dhe Moskës, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme