Pentagoni ka njoftuar se do të dërgojë trupa ushtarake amerikane në Arabinë Saudite për t’i mbrojtur interesat amerikane nga kërcënimet emergjente në këtë rajon.
Ky vendim erdhi pas rritjes së tensioneve me Iranin për shkak të sigurisë së rrugëve detare në Gjirin Persik.
Autoritetet e Arabisë Saudite kanë konfirmuar se Mbreti Salman e ka miratuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara me qëllim të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Besohet se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë në Arabinë Saudite 500 ushtarë dhe sistemin e mbrojtjes ajrore. Ata do të vendosen në bazën “Princ Sulltani”.
Arabia Saudite nuk ka pasur ushtarë amerikanë në tokën e vet që nga viti 2003, kur u tërhoqën në fundin e luftës më Irakun.
Prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite kishte filluar në vitin 1991 me operacionin “Stuhia e Shkretëtirës”, atëherë kur Iraku e kishte pushtuar Kuvajtin.
Dërgimi i këtyre trupave në Arabi po vlerësohet si reagim ndaj kërcënimeve të Iranit. Tensionet mes ShBA-së dhe Iranit u rritën pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2015 për armët bërthamore, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua