Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlamentare dhe vendore që u mbajtën të dielën në Bjellorusi, tha Departamenti i Shtetit.
“Zgjedhjet u mbajtën nën frikë dhe asnjë proces zgjedhor që zhvillohet në një klimë të tillë nuk mund të cilësohet demokratik”, tha zëdhënësi i Departamentit Mathew Miller përmes një deklarate.
Procesi i sotëm që po kontrollohet rreptësisht pritet të forcojë pushtetin e udhëheqësit autoritar Alexander Lukashenko, pavarësisht thirrjeve të opozitës për bojkot.
Presidenti Lukashenko e ka drejtuar Bjellorusinë me dorë të hekurt prej thuajse tre dekadash. Ai njoftoi të dielën se do të garojë sërish në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për postin e presidentit. Ai e akuzon Perëndimin se po përpiqet të përdorë zgjedhjet për të minuar qeverinë e tij dhe për të krijuar paqëndrueshmëri në shtetin me 9.5 milionë banorë.
Shumica e kandidatëve i përkasin 4 partive të regjistruara në zgjedhje, që mbështesin politikat e zotit Lukasheko. Vitin e kaluar rreth 12 parti të tjera refuzuan të regjistroheshin për të marrë pjesë në zgjedhje.
Këto janë zgjedhjet e para pas votimeve të debatueshme të vitit 2020, që i dhanë zotit Lukashenko mandatin e gjashtë, duke nxitur protesta të mëdha në atë vend./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...