Treshja e shteteve baltike Lituania, Estonia dhe Letonia do të hapin kufijtë e tyre me njëra-tjetrën nga 15 maji, pasi deri më tani kanë shmangur më të keqen nga pandemia Covid-19.
Shtetasit e secilit vendo do të jenë të lirë të lëvizin, por secili që hyn nga ashtë do të duhet të futet në karantinë, transmeton portali arbresh.info.
Brukseli ka bërë thirrje që kontrollet e kufijve të brendshëm të hiqen në mënyrë të koordinuar dhe do të publikohen rekomandimet se si të bëhet kjo gjë.
Marius Laurinavicus, analist i lartë në Institutin e Analizës së Politikave Vilnius në Lituani, thotë se situata në vendet e Baltikut është më e mirë se në pjesët e tjera të Evropës.
“Situata jonë në Lituani – edhe më shumë në Letoni – është shumë më e mirë sesa në vendet Nordike.
“Kjo është arsyeja që qëndron pas këtyre vendimeve – situata jonë është më e mirë se të tjerët”.
Por ai theksoi se shtetet baltike ishin ende të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...