Një shtetase ukrainase që jeton në Tiranë, Irina Romanova, foli për gazetaren Eni Vasili në emisionin Open mbrëmjen e sotme.
Ajo tha se lajmi i pushtimit në mëngjes i erdhi si një ëndërr e keqe e një filmi horror.
Romanova tregoi mesazhet e të ëmës në mëngjes dhe shumë e prekur foli për situatën në Kiev e qytete të tjera.
Megjithatë sipas Irinas, SHBA dhe Europa po tallen me Ukrainën sepse nuk po e mbrojnë aspak.
“Lajmi i mëngjesit m’u duk si ëndërr e keqe, si film horror që s’doja ta besoja. Por është realitet i kohëve të sotme. Atje kam familjen time, prindërit dhe shoqërinë time. Kam shoqërinë në Kiev, familjen në Odesa. Sot komunikova me ta, jam në kontakte të vazhdueshme. Më erdhi mesazhi nga mami me fjalët: jemi shumë mirë.
Ka sirena, jemi në vendstrehimi në rastin e bombave. Mos ki merak. Imagjinoni çfarë ndjesish nga këto mesazhe. Qytetarët atje kanë qenë në gjendje shoku, se s’dinë çfarë të bëjnë, të largohen apo jo. Ka një pjesë të madhe ku po largohen gratë, fëmijët dhe pleqtë. Burrat po ruajnë shtëpitë.
Ukraina ka kaluar në gjendje lufte zyrtarisht që nga sot. Amerika dhe Europa po tallen me Ukrainën, nuk janë sanksione ato që kanë vendosur për Rusinë. I vetmi shtet që mbështet Ukrainën është Britania e Madhe, jo vetëm me fjalë,” tha ajo./tch/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...