Shtetasi saudit sulmon bazën detare amerikan, disa të vrarë

10:53 | 7 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një shtetas saudit që ishte në Shtetet e Bashkuara për trajnime ushtarake është i dyshuari në një sulm me armë në një bazë të marinës amerikane në Florida, i cili la të vdekur katër persona, përfshirë edhe personin e armatosur, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Sulmuesi u vra nga oficerët e policisë që iu përgjigjën incidentit në Stacionin Ajror Detar Pensacola, thanë zyra e Marinës dhe sherifi vendas, sulmi i dytë vdekjeprurës në një instalim ushtarak amerikan këtë javë, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se mbreti Salman i Arabisë Saudite e ka telefonuar për t’i ofruar ngushëllime.

Baza Ajrore Detare, Pensacola

Mbreti tha që njerëzit sauditë ishin “të zemëruar nga veprimet barbare të qitësit”, presidenti amerikan shkroi në Twitter.

Byroja Federale e Hetimi nuk ka konfirmuar emrin apo identitetin e sulmuesit dhe tha se hetimet po vazhdojnë.

Zyrtarët e Marinës thanë në një konferencë shtypi se piloti saudite kishte qenë në SHBA për një program trajnimi ushtarak.

Kjo është gjuajtja e dytë në një bazë detare amerikane këtë javë.

Më 4 dhjetor, një marinar amerikan vrau dy persona dhe veten e tij në kantierin detar Pearl Harbor në Hawaii./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme