“Shtëpia është shtëpi”, ukrainasit që kthehen në zonat e kërcënuara nga lufta

09:09 | 15 Prill 2022
Artan Maliqi

Në kufirin perëndimor të Ukrainës me Poloninë, Olena dhe Maria po kthehen në vendin e tyre pas më shumë se një muaji.

Ato janë nga Slovyansk në rajonin lindor të Donetskut. Në datën 10 Mars, ndërsa pushtuesit rusë po afroheshin, bashkëshorti i Olenës i tha asaj që të merrtë të bijën, Marian dhe të largohej nga vendi.

Olena dhe Maria u drejtuan në shtëpinë e një miku në Szczecin, një qytet polak në kufirin me Gjermaninë. Olena tregon se ata duhej të flinin në dysheme dhe pse u përpoqën që të gjenin punë atje sepse nuk e flisnin gjuhën.

Pavarësisht kërcënimit të një sulmi të ri rus, ata po kthehen në lindje. Donetsk mbetet një objektiv kyç për forcat ruse. Bashkëshorti i Olenës është një shofer ambulance dhe ndodhet në Slovyansk, duke i pritur ata.

Kur pyeten nga BBC, se si ndihen kur kthehen në atdheun e tyre, Olena shpërthen në një buzëqeshje të madhe.

“Super!” ajo tha. “Pavarësisht se çfarë ndodh, ne jemi shumë të lumtur që jemi kthyer në Ukrainë”.

Që nga pushtimi i Rusisë, më shumë se 10 milionë njerëz mendohet se kanë lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë dhe 4.3 milionë prej tyre janë larguar nga vendi.

Por ndërsa linjat e frontit stabilizohen dhe vendi mëson të funksionojë në një gjendje lufte, disa ukrainas kanë filluar të bëjnë udhëtimin e kthimit në shtëpi, madje edhe në pjesë të vendit të kërcënuara drejtpërdrejt nga forcat ruse./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme