Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka deklaruar para gazetarëve në konferncën e saj ditore se ka raportime se ushtarët rusë po mbajnë peng stafin e zonës bërthamore të Ukrainës.
“Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafin e objekteve të Çernobilit,” tha ajo, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil të kërkuara për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore, është padyshim tepër alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese.
“Ne e dënojmë dhe kërkojmë lirimin e tyre”, ka theksuar ajo./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...