Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra nga një rrëzim misterioz i avionit javën e kaluar.
“Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, shtoi ajo.
Ky është sugjerimi më i madh amerikan rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë qenë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit, i cili e kishte kryer një kryengritje jetëshkurtër kundër Kremlinit në qershor.
Prigozhini u varros në një ceremoni private në Shën Peterburg më 29 gusht, në të cilën nuk mori pjesë Putini, dikur aleati i tij më i afërt.
“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.
Varreza që grupi iu referua gjendet në periferi të qytetit të Shën Petersburgut.
Një avion i grupit mercenar Wagner, që udhëhiqej nga 62-vjeçari, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut më 23 gusht, duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord. Prigozhin ishte në listën e udhëtarëve.
Katër ditë më vonë, Komisioni Hetues i Rusisë njoftoi se trupi i Prigozhinit ishte identifikuar nga mjekët, bashkë me trupat e nëntë personave të tjerë në bordin e avionit Embraer, i cili u rrëzua në rrethana të dyshimta./REL/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...