Google ADS

Shtëpia e Bardhë rekomandon shmangien e tubimeve me më shumë se 10 persona

20:44 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një udhëzues për amerikanët gjatë pandemisë së koronavirusit.

I titulluar “Udhëzuesi i koronavirusit nga presidenti për amerikanët: 15 ditë për të ngadalësuar përhapjen,” shumica e udhëzimeve janë të gjera dhe kanë qenë ato që administrata dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë që nga fillimi i shpërthimit.

Në udhëzues përfshihen:

  • Njerëzit duhet të shmangin tubimet me më shumë se 10 persona;
  • Njerëzit duhet të qëndrojnë larg lokaleve, restauranteve, dhe sipas mundësive të mos udhëtojnë.

Udhëzuesi gjithashtu thotë se vendet që kanë shpallur gjendje pandemie duhet të mbyllin lokalet, restaurantet dhe vendet e tjera publike. Disa qytetet duke përfshirë edhe Filadelfia dhe San Francisko kanë urdhëruar mbylljen e lokaleve dhe restauranteve menjëherë në mbrëmje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme