Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ka pushuar nga puna pesë punonjës për shkak se ishin përdorues të marihuanës, edhe pse administrata Biden është duke bërë një politikë më të butë ndaj përdoruesve të drogës.
Zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, përmes një postimi në mediat sociale tha se pesë persona ishin pushuar nga puna, ndërsa dhjetra të tjerë janë pezulluar, pasi kanë përdorur marihuanë, transmeton portali arbresh.info
“Disa javë më parë, ne njoftuam se Shtëpia e Bardhë ishte duke punuar me shërbimin e sigurisë për të azhurnuar rregullat për të siguruar që përdorimi i marihuanës në të kaluarën nuk do të skualifikonte automatikisht stafin nga shërbimi i Shtëpisë së Bardhë,” tha Psaki.
Punonjësve të Shtëpisë së Bardhë iu kërkua të pranonin se ata pinin marihuanë “të kufizuar” dhe të binin dakord për testimin e drogës.
Ajo deklaroi se nga qindra njerëz të punësuar, vetëm pesë prej tyre që filluan të punojnë në Shtëpinë e Bardhë nuk janë më të punësuar si rezultat i politikës së re.
Përdorimi i marijuanës është i ligjshëm në disa shtete në SHBA, por është i ndaluar nga ligji federal./arbresh.info/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde