Google ADS

Shtëpia e Bardhë “planifikon të zëvendësojë sekretarin e shtetit”

20:00 | 30 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shtëpia e Bardhë është duke diskutuar planet për të zëvendësuar Sekretarin e Jashtëm të Shtetit, Rex Tillerson.

Ai pritet të zëvendësohet nga shefi i CIA-s, Mike Pompeo, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info

Kohëve të fundit, Tillerson ka kundërshtuar Presidentin Trump mbi politikat e jashtme.

Besohet se Tillerson gjatë një bisede private e ka quajtur atë “idiot”.

Ata kanë ndryshuar qasjen e tyre ndaj testimit të raketave nga Koreja Veriore dhe mbi programin bërthamor të Iranit.

Burime të AP, NYTimes dhe Vanity Fair kanë theksuar se plani për heqjen e tij nga pozita e tanishme është duke u diskutuar.

Mediat amerikane theksojnë se ndryshimi në administratën Trump mund të ndodhë në dhjetor ose në janar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme