Shtëpia e Bardhë nën udhëheqjen e Donald Trump ka ndryshuar politikat udhëheqëse dhe një ndër to është edhe qëndrimi ndaj Koresë Veriore.
Mediat amerikane kanë publikuar një strategji të Shtëpisë së Bardhë në të cilën thuhet se është duke konsideruar dërgimin e trupave ushtarake për t’iu kundërvënë Koresë Veriore, transmeton arbresh.info.
Ky lajm vjen pas deklaratave të Donald Trump se “kërcënimi më i madh i drejtpërdrejtë” është Koreja Veriore.
Provokimet e fundit të “Mbretërisë së Vetmuar” duke përfshirë këtu lansimin e raketave balistike dhe vrasjen e Kim Jong-nam, mund të kenë shkaktuar ndërrimin dramatik të politikave ndaj këtij vendi, kanë bërë të ditur analistë politikë.
Zëvendës Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, McFarland, është konsultuar me zyrtarë të tjerë dhe një ndërhyrje ushtarake ndaj Koresë Veriore nuk ishte lënë anash./Arbresh.info
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024