Google ADS

Shtëpia e Bardhë: Nuk i kemi shpallur luftë Koresë Veriore

20:45 | 25 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Admistrata Trump ka sqaruar se nuk është duke kërkuar të rrëzojë regjimin e Koresë Veriore, pasi Trump përmes një postimi në Tëitter shkroi se Kim Jong-un ‘nuk do të qëndrojë për kohë të gjatë’.

Pheniani këtë deklaratë e ka quajtur ‘shpallje lufte’, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka mohuar se ka bërë deklaratë të tillë, shkruan ap, transmeton portali arbresh.info

Në përpjekje të rritjes së retorikës, diplomati i lartë i Veriut tha se komenti i Trump i jep të drejtën regjimit të rrëzojë aeroplanët e  SHBA-ve në hapsirën ajrore ndërkombëtare.

Zyrtarët e kabinetit, veçanërisht Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, kanë këmbëngulur se presioni diplomatic dhe ekonomik i fushatës së udhëhequr nga SHBA-të është përqendruar në eliminimin e programit të armëve bërthamore të shtetit, dhe jo të rrëzimit të qeverisë së saj totalitare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme