Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do të sigurojë që kalimi Kerem Shalom të jetë i hapur për ndihmë humanitare.
Ai këtë premtim e dha gjatë një telefonate të hënën me presidentin amerikan Joe Biden, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Kalimi Kerem Shalom është një nga rrugët kryesore për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Sipas ushtrisë izraelite, kalimi u mbyll pas një sulmi me raketa të pretenduar nga Hamasi, i cili vrau tre ushtarë.
Izraeli më pas qëlloi mbi një shtëpi në Rafah, duke vrarë të paktën tre palestinezë, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë telefonatës, Biden gjithashtu e informoi Netanyahun për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, duke përfshirë bisedimet që po zhvillohen në Doha, Katar.
“Presidenti Biden foli këtë mëngjes me kryeministrin Netanyahu. Presidenti ripohoi mesazhin e tij në Yom HaShoah, Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.
Të dy udhëheqësit diskutuan përkushtimin e përbashkët të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për të kujtuar gjashtë milionë hebrenjtë që u shënjestruan dhe u vranë sistematikisht në Holokaustin, një nga kapitujt më të errët në historinë njerëzore, dhe për të vepruar me forcë kundër antisemitizmit dhe të gjitha formave të urrejtjes që nxisnin dhunën.
Presidenti Biden e informoi kryeministrin për përpjekjet për të siguruar një marrëveshje pengjesh, duke përfshirë bisedimet e vazhdueshme sot në Doha, Katar. Kryeministri ra dakord të sigurojë që kalimi Kerem Shalom të jetë i hapur për ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë. Presidenti përsëriti qëndrimin e tij të qartë për Rafah”, tha Shtëpia e Bardhë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...