Shtëpia e Bardhë nën rrethim, raportohet për një avion të paautorizuar në afërsi

15:35 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Shtëpia e Bardhë është futur nën rrethim, pasi që dhoma e shtypit u mbyll, duke shkaktuar panik në mesin e gazetarëve në Washington D.C.

Të gjitha ndërtesat në Capitol janë mbyllur, sipas raportimeve, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportimeve, policia në Washington DC ka thënë se ka një “aeroplan të paautorizuar” në afërsi.

Më vonë u tha se Capitol Hill ishte evakuuar për shkak të kërcënimit.

Avionët luftarakë besohet të kenë nisur fluturimin mes raporteve për një shkelje të hapësirës ajrore në Washington DC./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme