Shtëpia e Bardhë u vendos “në rrethim” për shkak të një hetimi për një paketë të dyshimtë aty pranë, sipas raporteve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paketa ishte në Penn Avenue aty pranë dhe zyrtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së thanë se ishin “duke iu përgjigjur një incidenti që përfshinte një paketë të dyshimtë”.
Ndërkohë një numër gazetarësh në Uashington e përshkruan rezidencën si të mbyllur dhe thanë se po mblidheshin në një dhomë informimi të hënën pasdite.
Megan Pratz, një gazetar për Cheddar, tha: “Ne jemi të mbyllur këtu. Ne nuk mund të shohim shumë, por oficerët e Shërbimit Sekret thjesht kanë kaluar nëpër lëndinë”.
Ajo më vonë shtoi: “Pavarësisht njoftimit të Zyrës Ovale nga Presidenti, Shtëpia e Bardhë është ende e mbyllur”.
Ndërsa në një përditësim nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, i postuar në Twitter, është thënë: “Zyrtarët e Divizionit të Shërbimit Sekret janë duke iu përgjigjur një incidenti që përfshin një paketë të dyshimtë të vendosur në Pennsylvania Ave. Trafiku i këmbësorëve është i mbyllur përgjatë Pensilvania Ave, në mes të rrugëve 15 dhe 17 përfshirë edhe Lafayette Park”.
Shërbimi më vonë tha se paketa ishte deklaruar si jo e rrezikshme. /Telegrafi/
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...