Shtëpia e Bardhë kritikoi kërkesat e shtuara nga Rusia ndaj propozimit amerikan për të shkëmbyer basketbollisten Brittney Griner dhe ish-marinsin Paul Whelan, duke thënë se Moska po përdor truke për të shmangur ofertën amerikane.
Sipas mediave amerikane, Rusia ka kërkuar që në këtë propozim të përfshihet edhe shkëmbimi i një vrasësi të dënuar në Gjermani.
Përpjekjet për të sjellë shtetasit amerikanë Britney Griner dhe Paul Whelan, që po mbahen në burgjet ruse, duket se po ndeshin në një bllokadë.
Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë një propozim të zyrtarëve rusë për të shtuar një tjetër të burgosur në shkëmbimin e propozuar – Vadim Krasikovin.
Ky i fundit është dënuar nga autoritetet gjermane për vrasje.
Shtëpia e Bardhë u shpreh se “të mbash peng dy amerikanë që mbahen në mënyrë të kundraligjshme, për një vrasës që gjendet në një vend të tretë, nuk është një ofertë serioze”./ voa/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?