Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me Korenë e Veriut, përveç për të diskutuar fatin e amerikanëve që po mbahen atje.
Duket se Shtëpia e Bardhë sërish po bie në kontradiktë me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, i cili tha se Uashingtoni po komunikon direkt me Phenianin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi qenë të qartë se tani nuk është koha për të folur,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, duke përsëritur një cicërimë nga Presidenti Donald Trump në fundjavë që u pa si nënçmim i Tillersonit.
“Bisedat e vetme që kanë ndodhur janë për kthimin e amerikanëve që janë arrestuar”, tha Sanders. “Përtej kësaj, nuk do të ketë biseda të tjera me Korenë Veriore në këtë kohë”.
Tillerson ka thënë të shtunën gjatë një udhëtimi në Kinë që Shtetet e Bashkuara janë në komunikim të direkt me Korenë Veriore në lidhje me programin bërthamor dhe raketor, por që Pheniani nuk ka treguar interes në këtë dialog./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit