Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Kinën pas vendosjes së tarifave hakmarrëse kundër një numri produktesh amerikane, përfshirë mishin e derrit dhe verën.
Pekini ka njoftuar rritje deri në 25 % ndaj importeve amerikane pas vendimit të presidentit Donald Trump për të ngritur tarifën në çelik dhe alumin, transmeton portali arbresh.info.
Kina ka thënë se ky veprim ka për qëllim të ruajë interesat e tyre dhe të balancojë humbjet nga tarifat e reja.
Ndërkohë bursa amerikane dhe ajo aziatike është hapur me humbje, për shkak të luftës tregtare mes dy superfuqive.
Shtëpia e Bardhë ka reaguar me zemërim nga lëvizjes së Kinës.
“Në vend që të synojë eksportet e tregtuara në mënyrë të drejtë të SHBA, Kina duhet të ndalë praktikat tregtare të padrejta të cilat po dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe shtrembërimin e tregjeve globale”, tha zëdhënësja Lindsay Walters.
Ajo shtoi; “Subvencionimi dhe tejkalimi i vazhdueshëm i Kinës është shkaku kryesor i krizave të çelikut”.
Vazhdojnë tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës, që Presidenti Trump e ka përshkruar si një “armik ekonomik”./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut