Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humanitare dhe një korridor jashtë Gazës ndërsa Izraeli po intensifikon përgjigjen e tij ushtarake ndaj sulmit të fundjavës nga militantët palestinezë të Hamasit.
Të enjten kryediplomati i lartë amerikan mbërriti në rajon për një raund të rrufeshëm bisedimesh diplomatike e dëshmuar solidaritet me Izraelin.
Zyrtarët e ndihmave thonë se nevojat humanitare janë të mëdha dhe analistët thonë se nuk ka një zgjidhje të lehtë për shqetësimet në rritje.
“Ne jemi duke biseduar me zyrtarët izraelitë mbi nevojën e vazhdueshme për ndihmë humanitare për popullin palestinez, që gjithashtu është viktimë”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Është gjëja e duhur për të bërë”, shtoi ai, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se çfarë mendimi kishte Shtëpia e Bardhë mbi zërat për krijimin e një korridori humanitar.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë këtë javë se po bisedojnë me Egjiptin për një korridor të mundshëm humanitar. Ka vetëm dy pika zyrtare të daljes nga Rripi i Gazës. Si pasojë e bombardimeve izraelite të martën u godit kalimi kryesor, i cili të çon drejt Egjiptit. Korridori tjetër të çon në Izrael.
Grupet humanitare dhe Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një krizë të afërt ndërsa ushtria izraelite po përparon në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë njerëz./voa
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...