Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin e Joe Biden dhe Zelenskyt më 21 Shtator

08:20 | 16 Shtator 2023
K.B

Presidenti Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më 21 shtator.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan konfirmoi lajmin në një konferencë duke shtuar se lideri ukrainas pritet të takohet edhe me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë politike.

Reuters, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raportoi të hënën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë dërgimin e Sistemeve të Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS) me një rreze veprimi deri në 300 km ose raketa me një rreze veprimi 70 km të mbushura me bomba thërrmuese, ose të dyja sistemet.

Kievi i ka kërkuar vazhdimisht administratës Biden që ATACMS të ndihmojë në sulmin dhe ndërprerjen e linjave të furnizimit, bazave ajrore dhe rrjeteve hekurudhore në territorin e pushtuar nga Rusia.

Por një burim i njohur me situatën tha se SHBA nuk planifikon të shpallë dërgimin e ATACMS për Ukrainën gjatë vizitës së Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme