Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, ka kërkuar falje pasi ka deklaruar se Adolf Hitleri nuk ka përdorur armë kimike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Gabimisht kam përdorur një referencë të papërshtatshme për Holokaustin, dhe nuk mund të bëhet një krahasim i tillë. Për këtë kërkoj falje. Ishte një gabim”, tha Spicer para gazetarëve.
Kritikët kanë vënë në dukje se gazi është përdorur për të vrarë hebrenjtë dhe të tjerë gjatë Holokaustit.
Spicer kishte kritikuar mbështetjen e Rusisë për qeverinë siriane.
Duke u shprehur për sulmin e dyshuar të javës së kaluar me gaz nervor sarin, nga ana e forcave të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, zëdhënësi Spicer tha mbrëmë se “ne e kemi dikë të neveritshëm sikur Hitleri, i cili madje nuk është zhytur në përdorim të armatimit kimik”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...