Shtëpia e Bardhë parashtroi planet për të dërguar 55 milionë doza të tjera vaksine kundër COVID-19 jashtë vendit, pjesa më e madhe e tyre për Amerikën Latine, Karaibet, Azinë dhe Afrikën.
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën se pjesa më e madhe e dozave do të shpërndaheshin përmes programit COVAX, duke përmbushur një zotim të Presidentit Biden për të dhuruar 80 milionë doza vaksine për vende të tjera.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi të hënën se administrata mund të mos jetë në gjendje të përmbushë zotimin e saj për t’i dhuruar dozat brenda muajit qershor, si rezultat i pengesave rregullatore. Zyrtarët e cituar nga agjencitë e lajmeve thanë se dozat janë gati, por dërgimi i tyre po vonohet nga kërkesat ligjore, logjistike dhe rregullatore në SHBA dhe në vendet përfituese.
Presidenti Biden foli në fillim të muajit për planet për të dhuruar 25 milionë dozat e para. Të hënën, Shtëpia e Bardhë dha detaje për 55 milionë dozat e tjera, ndër to 14 milionë doza për Amerikën Latine dhe Karaibet, 16 milionë doza për Azinë dhe 10 milionë doza për Afrikën./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...