Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëheqë një delegacion të SHBA-së, në një turne në Lindjen e Mesme, për të finalizuar detajet e planit të tij të propozuar të zhvillimit ekonomik, prej 50 miliardë dollarësh për palestinezët, Jordanin, Egjiptin dhe Libanin.
Kushner, pastaj i dërguari i Lindjes së Mesme, Jason Greenblatt, zyrtari i Departamentit të Shtetit, Brian Hook, dhe ndihmësi i Kushnerit, Avi Berkowitz pritet të bëjnë ndalesa në Izrael, Jordan, Egjipt, Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
SHBA-ja shpall planin ekonomik për paqen në Lindjen e Mesme
Një zyrtar amerikan tha se qëllimi i udhëtimit është të “vazhdojnë përpjekjet drejt finalizimit të pjesës ekonomike të planit”.
Kushner ka punuar për dy vite në këtë plan, të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “marrëveshje të shekullit”.
Pjesa politike e tij ende nuk është bërë publike. Plani synon zgjidhjen e përhershme të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Shtëpia e Bardhë zbulon aspekte të reja nga plani i paqes për Lindjen e Mesme
Gjatë muajit qershor në Bahrein u mbajt një konferencë ndërkombëtare, në të cilën përfaqësues të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare diskutuan mbi këtë plan.
Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abass, duke komentuar mbajtjen e konferencën, në të cilën nuk morën pjesë palestinezët, tha se zgjidhja politike është më e rëndësishme.
“Paraja është e rëndësishme. Ekonomia është e rëndësishme, por zgjidhja politike është më e rëndësishme”, pati deklaruar Abass.
Disa ditë pas konferencës, këshilltari Kushner tha se SHBA-ja është e gatshme të punojë me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abass.
“Abbas e dëshiron paqen, por disa njerëz rreth tij nuk janë rehat me mënyrën se si e kemi adresuar këtë çështje, dhe reagimi i tyre natyror është të sulmojnë dhe të thonë gjëra të çmendura, që nuk janë konstruktive”, u tha Kushner, gazetarëve./rel
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...