Shtetet e Bashkuara dënuan ligjin e ri të nënshkruar nga Presidenti rus, Vladimir Putin, që kërcënon deri në 15 vjet burg për përhapjen e atyre që Kremlini e quan “lajme të rreme” dhe kërkuan veprime të vazhdueshme në të gjithë sektorët për të promovuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
“Ne dënojmë masën e Këshillit të Federatës Ruse për të miratuar një ligj që kërcënon dënime me burg deri në 15 vjet për gazetarët”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne, transmeton portal arbresh.info
Ligji i ri rus e bën të paligjshëm raportimin e çdo ngjarje që mund të diskreditojë ushtrinë e vendit./france24/arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...