Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të premtojë gjatë takimit me vendet e zhvilluara të G7-tës, se do të japë 4 miliardë dollarë programin e vaksinave Covax kundër koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë para takimit, transmeton portali arbresh.info
Pjesa e parë e fondeve do të do të lirohet “shumë shpejt”, tha një zyrtar i lartë amerikan, ndërkaq pjesa e dytë do të lëshohet gradualisht për një periudhë dy vjeçare në 2021 deri në vitin 2022.
Programi i vaksinave Covax synon të sigurojë vaksinat kundër Covid-19 për 20 përqind të popullsisë në gati 200 vende dhe territore që marrin pjesë në program dhe ka kryesisht një mekanizëm financimi që lejon 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme të kenë qasje në doza vaksinash./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030