Shtëpia e Bardhë të premten i bëri thirrje Rusisë që t’i ulë tensionet me Ukrainën, duke thënë se i ka ngritur drejtpërdrejt edhe për grumbullimin ushtarak të Moskës.
“Ne gjithashtu vazhdojmë të kemi shqetësime serioze rreth aktiviteteve ushtarake ruse dhe retorikës së vrazhdë ndaj Ukrainës dhe i bëjmë thirrje Moskës që t’i ulë tensionet”, tha para gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, të enjten tha se Perëndimi po i merr shumë lehtësisht paralajmërimet e Rusisë për të mos i kaluar “vijat e kuqe”.
Të premten, Kremlini tha se këto komente janë përgjigje për veprimet “provokuese” të NATO-s, përfshirë armatosjen e Ukrainës. Ukraina është ankuar për rritjen e aktivitetit ushtarak rus afër kufirit të përbashkët prej 1944 kilometrash. / arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?