Shtëpia e Bardhë akuzoi të premten Rusinë se është përgjegjëse për sulmet e fundit kibernetike që synojnë ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës dhe bankat kryesore.
Njoftimi nga Anne Neuberger, zyrtarja kryesore kibernetike e Shtëpisë së Bardhë, ishte atribuimi më i theksuar i përgjegjësisë për ndërhyrjet kibernetike që janë shpalosur ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po rriten, shkruan Euronews.
“Sulmet e kësaj jave ishin me “ndikim të kufizuar” pasi zyrtarët ukrainas ishin në gjendje t’i kthenin shpejt rrjetet e tyre në internet, por është e mundur që ata po vendosnin bazat për ndërhyrje më shkatërruese”, tha Neuberger.
Ajo tha se ShBA-ja i kishte lidhur me shpejtësi sulmet me Rusinë dhe po fajësonte publikisht Kremlinin, teksa shtoi se nuk kishte asnjë inteligjencë që tregonte se ShBA-ja do të ishte në shënjestër të një sulmi kibernetik.
Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi të premten se sanksionet ndërkombëtare të premtuara nga SHBA nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos të dërgojë trupa për të pushtuar Ukrainën do ta bëjnë Rusinë një “paria”.
Moska ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, por kërkon garanci nga NATO se Ukraina dhe shtetet e tjera ish-sovjetike nuk do të pranohen në aleancë.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...